Caktohen gjyqtarët: Polakët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës pas dy ditëve do zhvillojë ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Kombëtares së Gjeorgjisë.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2022, shkruan Periskopi.

Shtëpia më e madhe e futbolli në Evropë, UEFA, ka caktuar tani edhe gjyqtarët për këtë takim.

Pawel Rackowski do jetë arbitri kryesor pranë asistentëve Radoslaw Siejka dhe Adam Kupsik, me Tomasz Musial si gjyqtar i katërt.

Ndërkohë, VAR-in do e shikojë Tomasz Kwiatkowski pranë asistentit Kryzsztof Jakubik. /Periskopi/