Caktohet data e meçit, Fury: Mezi po pres ta grushtojë Joshuan

Caktohet data e meçit, Fury: Mezi po pres ta grushtojë Joshuan

Tyson Fury e ka konfirmuar datën e shumë pritur për zhvillimin e meçit më të madh ndonjëherë ndërmjet tij dhe Anthony Joshuas.

Për shumë muaj me radhë ishte diskutuar rreth datës dhe vendit se ku dhe kur mund të zhvillohet ky ballafaqim dhe duke se më në fund është përcaktuar gjithçka, përcjell KosovaPress.

“Kam marrë një lajm të madh për ju të gjithë”, u tha Fury miliona ndjekësve të tij të mediave sociale të dielën.

“Sapo kam marrë një telefonatë nga Princi Khalid i Arabisë Saudite, ai më ka thënë se lufta do të zhvillohet 100 përqind.”

“14 gusht 2021 në verë. Të gjithë sytë e botës do të jenë drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite.”, ka shtuar më tutje Fury.

“Unë nuk mund të pres, e përsëris, nuk mund të pres ta godas Anthony Joshuan në skenën më të madhe të të gjitha kohërave.”

“Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive ndonjëherë që është parë në planetin Tokë. Mos e humbni, të gjithë sytë drejt nesh”, ka përfunduar Fury.

Shpërndaje në: