Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin në Konsullatën Turke
“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.11.2016, rrethe orës 04.21 min. në Prizren, në rrugën ‘Remzi Ademi’ pikërisht në objektin e Konsullatës Turke, në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurin, në atë mënyrë që duke ndezur fitilat e dy shisheve me mollotov i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës. Gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim të objektit të njejtë ku si pasojë e këtij sulmi është thyer një xham i një dritareje dhe është shkaktuar tymosje e murit dhe të njëjtit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me këtë veprim, këta persona dyshohen se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryerje nga neni 365 parag. 1 lidhur me nenin 31 të KP- të Kosovës.



