Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarit për sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarit për sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar paraburgim për 48 orë për tetë persona të cilët janë të dyshuar për rrahjen e djeshme të Nikolla Rashiqit, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin në Lapnasellë.

Siç u njoftua, ndalimi u urdhërua për C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., si dhe për një të mitur.

Sipas Prokurorisë, Nikolla Rashiq dje pësoi lëndime të rënda trupore.

Siç u njoftua, prokurori i shtetit do të paraqesë një kërkesë për caktimin eparaburgimit për të dyshuarit

Shpërndaje në: