Camavinga mund të debutojë kundër Celta Vigos

Camavinga mund të debutojë kundër Celta Vigos

Tifozët e Real Madrid më në fund mund ta shohin përforcimin e ri të skuadrës.

Real Madrid, gjatë merkatos së verës kanë siguruar shërbimet e Eduardo Camavinga.

Francezi shkoi në ‘Santiago Bernabeu’ me bujë të madhe, por akoma nuk ka bërë ndeshjen e parë. Rastin për këtë mund ta ketë në këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, mesfushori do të grumbullohet me skuadrën për ndeshjen e së dielës, ndaj Celta Vigo, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse lojtari do të jetë startues apo do të nis nga banka rezervë, ndonëse kjo e dyta është më e gjasshme.

Camavinga kaloi te Real Madridi për shumën e 27 milionë funteve. /Periskopi/

Shpërndaje në: