“Camp Nou” vendi i kurorëzimit të dashurisë, tifozja merr befasinë e jetës

“Camp Nou” vendi i kurorëzimit të dashurisë, tifozja merr befasinë e jetës

Stadiumi i Barcelonës ‘Camp Nou’ vërtetë është shndërruar një vend fantastik për t’i propozuar martesë të dashurës, shkruan LIG Sport

Në ndeshjen e fundit ndaj Elches në La Liga, një tifoz i propozoi martesë të dashurës së tij dhe sigurisht që përgjigja ishte ‘PO”.

VIDEO

E gjithë këtë histori skuadra e Barcelonës e ka publikuar në rrjetet sociale. Dhe kjo në fakt nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë në stadiumin që tashmë ka marrë emrin “Spotify Camp Nou”.

Përveç propozimit, dy tifozët e shijuan edhe spektaklin në tribuna dhe në fushë – pasi klubi katalunas fitoi me rezultatin 3 me 0, me golat e shënuar nga Robert Lewandowski (2) dhe Memphis Depay.

Shpërndaje në: