Cana: Ndaj Rumanisë, kërkojmë asgjë më pak se fitore

Cana: Ndaj Rumanisë, kërkojmë asgjë më pak se fitore

Kapiteni i kombëtares shqiptare,Lorik Cana, thotë se kuqezinjtë në takimin e tretë të Grupit A ndaj Rumanisë synojnë vetëm fitoren.

Cana, që mungoi në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2016 ndaj Francës, pas ndëshkimit me të kuq në takimin e parë, beson se Shqipëria mund të kualifikohet tutje edhe nga pozita e tretë.

“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja. Nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, ka thënë ai për TopChannel. Për të kaluar tutje nga pozita e tretë, Shqipëria duhet të fitojë ndaj Rumanisë dhe të jetë në mesin e katër ekipeve më të mira që janë në pozitat e treta të gjashtë grupeve.

Shpërndaje në: