Capello nuk po mund ta besojë si mund të jetë aq e dobët mbrojtja e Real Madridit: Mama mia

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian, Fabio Capello, një ish i Realit të Madridit, në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport” ka analizuar problemet e klubit “merengues”, sidomos në fazën mbrojtëse.

Capello është i mendimit se largimi i dy qendërmbrojtëse me shumë përvojë, Varane dhe Sergio Ramos, ka shkaktuar një hendek të madh në prapavijë, ndaj sugjeroi ndërhyrjen menjëherë në merkaton për të plotësuar organikën me lojtarë të këtij roli.

“Rindërtimi i skuadrës do të marrë kohë. Reali i Madridit ka nevojë të përforcohet në qendër në mbrojtjes. I pashë kundër Majorkës, nëna ime si ishin ata … Por ata janë mirë përpara, edhe tani që nuk e morën Mbappenë, sepse kanë talente interesante. Barcelona nuk mund të lëvizë, ka probleme financiare. Me stadiumet plota, të ardhurat do të rriten dhe pak nga pak do të hapet një cikël i ri.’

Reali pësuar 10 gola deri më tani në kampionat,11 skuadra të tjera të LaLigas kanë pësuar më pak. Verën e kaluar, Reali siguroi shërbimet e Alabës, i cili mbërriti në “Bernabeu” me parametër zero. Pati përpjekje për të marrë edhe Pau Torres, por marrëveshja nuk u arrit. Tani flitet për afrimin e Rüdiger, i cili gjithashtu mund të lërë Chelsea-n si futbollist i lirë verën e ardhshme.

Drejtuesit e “Los Blancos” preferuan të prisnin për të kuptuar se çfarë do të ndodhte me Mbappénë. Ku u kuptua se afrimi i talentit francez këtë verë ishte i pamundur, u vendos të investohej për Camavingan. Gjithsesi, për Capellon, qendra e mbrojtjes është një problem që duhet zgjidhur në mënyrë urgjente.

Kur u pyet për Donnarumman, që la Milanin për t’iu bashkuar PSG-së se lojtar i lirë, Capello ishte shumë ashpër për “gardianin” italian.

“Donnarumma u tregua mosmirënjohës ndaj Milanit, duke shkuar te PSG. Për gjithçka që klubi kishte bërë për të dhe familjen e tij, që kur ishte fëmijë, duhet të ishte sjellë ndryshe”.