Carlo Ancelotti futet në histori – Kjo është arritja e tij

Carlo Ancelotti futet në histori – Kjo është arritja e tij

Real Madridi tashmë edhe zyrtarisht e ka fituar titullin e 35-të në La Liga.

Madrilenët kanë triumfuar me rezultat 4 me 0 ndaj Espanyol.

Tashmë, skuadra e Ancelottit edhe matetmatikisht ka siguruar trofeun më të çmueshëm, madje me një fitore spektakolare në “Santiago Bernabeu”.

Rodrygo shënoi dy herë në këtë takim, kurse Asensio dhe Benzema nga një gol.

Carlo Ancelotti është trajneri i parë që fiton të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës. Ai ka fituar tituj në Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga.

Shpërndaje në: