Carragher: Ronaldo shënoi shumë por skuadra e bëri më të dobët

Carragher: Ronaldo shënoi shumë por skuadra e bëri më të dobët

Jamie Carragher ka folur për sezonin që zhvilloi skuadra e Manchester United.

“Djajtë e Kuqë” përfunduan në pozitën e gjashtë në tabelë, pa arritur të futen në zonën e Champions Leagues.

Legjenda e Liverpoolit, ndër të tjera u ndal edhe tek ylli portugez, Cristiano Ronaldo, për të cilin tha se performoi pak a shumë ashtu siç ai e priste.

“Cristiano Ronaldo bëri pikërisht atë që mendoja. Ai shënoi gola, por skuadrën e bëri më të dobët”, tha ndër të tjera ai.

Rikujtojmë se Carragher ishte vazhdimisht skeptik nëse ish-fituesi i “Topit të Artë” do t’i udhëhiqte “Djajtë e Kuqë” drejt trofeve.

Shpërndaje në: