Casillas si të gjithë madrilenët – ankohet për Topin e Artë të Messit

Casillas si të gjithë madrilenët – ankohet për Topin e Artë të Messit

Iker Casillas nuk është shprehur edhe aq i lumtur me triumfin e Lionel Messi në garën për Topin e Artë.

Ish kapiteni i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës ka thënë se nuk duhet t’iu besojmë shumë çmimeve individuale.

Ai beson se argjentinasi nuk e ka krejt të merituar këtë çmim që e mori mbrëmë.

“Është shumë e vështirë për mua të besoj në çmimet e futbollit. Për mua, Messi, ai është një nga pesë lojtarët më të mirë në gjithë historinë, por duhet të nisim ta dimë se si ta zgjedhim më të mirin e një sezoni. Nuk është aq e vështirë. Të tjerët e bëjnë të vështirë”, ishin fjalët e Iker, përcjell Periskopi.

Casillas duket se ka qenë duke mbështetur Robert Lewandowskin në garën për Topin e Artë. /Periskopi/

Shpërndaje në: