Cavani flet për zënkën me Neymarin dhe tregon se kush ishte fajtori

Cavani flet për zënkën me Neymarin dhe tregon se kush ishte fajtori

Paris Saint-Germain përjetoi ndër momentet më të tensionuara dhe më kontroverse në epokën e vet moderne në vitin 2017, pasi ky lojtarët kryesorë të skuadrës, Neymar dhe Edinson Cavani patën një zënkë në fushë.

Dyshja argumentoi publikisht gjatë një ndeshje në Ligë 1 kundër Lyonit, se kush ta ekzekutonte penalltinë.

Sulmuesi uruguaian beson se ish-trajneri, Unai Emery, ishte fajtor për zënkën, duke qenë se nuk e kishte bërë të qartë se kush ishte gjuajtësi i penalltive në PSG.

“Unai Emery ishte fajtori për atë moment, pa dashur ta kritikoj dike, sepse ishte diçka që ai duhej ta bënte të qartë”, tha Cavani për ESPN.

“I thashë Neymarit ‘unë jam ai që i gjuan penalltitë’ dhe pastaj pati shkëmbim fjalësh. Në dhomën e zhveshjes ia tregova atij mendimin tim për këtë punë”, shtoi ai.

Pas incidentit, Emery kishte vendosur se Neymar duhej t’i gjuante penalltitë, tregon ai.

“Pas kësaj, Emery tha se Neymari do t’i gjuante penalltitë dhe unë e pyeta përse. I thashë atij se para një viti ne ishim pajtuar për këtë me të, por ai më tha se po e kundërshtoja. Në fund, i thashë ‘mos u brengos, lë t’i gjuajë Neymari atëherë’”, shpjegoi ai.

 

Shpërndaje në: