Cavani startues kundër Aston Villas: Formacionet zyrtare

Cavani startues kundër Aston Villas: Formacionet zyrtare

Manchester United do të përpiqet që të kthehet të fitoret pasi që filloi Vitin e Ri me humbje në Old Trafford, ku Wolves e mposhti atë me rezultat 0-1

Tani skuadra e Ralf Ragnick luan sonte kundër skuadrës së Steven Gerard, Aston Villa në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.

Gerard në të kaluarën me Liverpoolin disa herë ka ditur ta mposhtë skuadrën e United, por do të shihet se a do ta bëjë këtë nga bankina.

Kështu nga minuta e parë, Ragnick ka filluar në sulm me  Edinson Cavanin, me të cilin lojtar tha se ishte dakorduar që të mos largohet nga United në janar.

Rashford dhe Greenwood janë ata që do ta asistojnë sulmuesin uruguaian derisa Ronaldo nuk është ftuar fare për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Shpërndaje në: