“Çdo ditë po vriten deri në 200 ushtarë ukrainas”

“Çdo ditë po vriten deri në 200 ushtarë ukrainas”

Ndërmjet 100 deri 200 trupa ukrainas po vriten çdo ditë në luftë, sipas zyrtarit nga presidenca e Ukrainës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Mykhailo Podolyak, që është këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha “se Rusia ka dërguar pothuajse çdo që jo-bërthamore në front”.

Më herët, presidenti Zelensky kishte thënë se humbjet ditore arrijnë deri në 100 ushtarë- me numrin total të ushtarëve ukrainas të vrarë që mbetet ende i pa zbuluar.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov e përshkruajti situatën si “ekstremisht të vështirë”.

Kur lufta nuk ishte duke shkuar sipas planit të Rusisë, shumë njerëz menduan se presidenti Vladimir Putin do të pretendonte për një fitore pas disa sukseseve në Donbas dhe pastaj të largohej nga lufta që ka gonditur rëndë ekonominë ruse.

Por Kremlini e ka bërë të qartë se ai pret që Ukraina t’i njohë të gjitha fitoret që Moska i ka bërë që nga fillimi i pushtimit- diçka që Kievi e ka përjashtuar.

 

Shpërndaje në: