Cech: Duam titullin e Premier Ligës
Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka shprehur hapur dëshirën për të fituar titullin kampion të Premier Ligës në këtë sezon.
‘Topçinjtë’ regjistruan sot fitoren e parë në këtë edicion ndaj Watfordit me rezultat 1:3 si mysafir.
“Ne duam të fitojmë titullin dhe nuk e fshehim këtë. Ne do të bëjmë më të mirën”, deklaroi Cech.
“Ka 35 ndeshje më shumë për t’u luajtur dhe ne do të luftojmë për të fituar çdo ndeshje”. /Periskopi.com



