Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat në krye të UEFA-s

Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat në krye të UEFA-s

Sot në Vjena të Austrisë është mbajtur Kongresi i 46-të i UEFA-s, ku të pranishëm kanë qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi e nënkryetari Bakir Burri.

Gjatë punimeve të këtij kongresi, zëvendës-presidenti Karl-Erik Nilson bëri të qartë që me insistimin e Federatës daneze të futbollit, presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.

FFK ishte ndër federatat e para që tregoi përkrahje drejt kandidimit të presidentit Ceferin së bashku me FSHF dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ceferin drejton UEFA-n që nga viti 2016, ndërsa në vitin 2019 u konfirmua në këtë pozitë dhe ka mandat deri në vitin 2023.

Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë më 5 prill të vitit 2023.

Shpërndaje në: