Çekët ‘alergjik’ ndaj flamurit të Kosovës: Vetëm fjalmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium

Çekët ‘alergjik’ ndaj flamurit të Kosovës: Vetëm fjalmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium

Çekët ‘alergjik’ ndaj flamurit të Kosovës: Vetëm fjalmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium

Kombëtarja e Kosovës në futboll të enjten zhvillon ndeshje jetike kundër Republikës së Çekisë në Plzen, në kuadër të eleminatoreve për “Euro 2020”.

Federata çeke e futbollit ka dalë me një njoftim të hapur për opinionin rreth rregullave të cilat duhet t’i zbatojnë fansat në stadium për ndeshjen kundër “Dardanëve”, shkruan Periskopi.

Tashmë dihet se flamujt kosovarë nuk do të lejohen brenda stadiumit, derisa në njoftim janë përfshirë edhe disa rregulla.

Bileta pritet të ketë në dispozicion edhe në ditën e fundit të ndeshjes.

Blerja e biletave në zyren përkatëse

Nga e hëna e 11 nëntorit, biletat mund të blihen vetëm në zyret e biletave të ‘Doosan Arena’.

Bileta pritet të ketë në dispozicion edhe në ditën e fundit të ndeshjes.

Ejani në kohë

Ndeshja fillon nga ora 20:45. Andaj, Federata çeke ka kërkuar që tifozët të arrijnë para kohës në stadiumin e Viktoria Plzen.

Dyert e stadiumit do të hapen tri orë para ndeshjes.

Blini bileta vetëm në pikat zyrtare

Askush që nuk ka blerë biletë në pikat zyrtare nuk mund të futet në stadium.

Kjo do të duhet të përshtatet me numrin në biletë dhe në mjetin identifikues.

Lini banderolat në shtëpi

Vetëm fjalmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium.

Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me koregrafi tjera apo parulla politike

Pa ofendime

Masat e rrepta të sigurisë do të zbatohen për shkak të rrezikshmërisë në ndeshje.

Federata çeke dëshiron të garantojë siguri për të gjithë tifozët dhe futbollistët.

Çdo ofendim apo sharje mund t’i kushtojë Çekisë me dënim.

Mbani objektet e rrezikshme në shtëpi

Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolla të plota të sigurisë.

Mysafirëve u kërkohet të respektojnë rregullat e ‘Doosan Arena’.

Janë të ndaluara mjetet e rrezikshme në stadium si armët, çantat e shpinës, mjetet piroteknike, shishet, kanaçet, laserët dhe kamerat. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: