Çekia e Anglia kanë çdo arsye t’ia kenë frikën Kosovës – Muriqi, Rashica e Zhegrova në flakë

Çekia e Anglia kanë çdo arsye t’ia kenë frikën Kosovës – Muriqi, Rashica e Zhegrova në flakë

Tashmë është publikuar edhe lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

“Dardanët” ndeshen fillimisht me çekët më 14 nëntor në Plzen, para se Anglia të udhëtojë drejt “Fadil Vokrrit”, e cila do të jetë arenë e asaj që mund të jetë përballje jetike, shkruan Periskopi.

E këto ndeshja thjesht nuk kanë mundur të vijnë në ndonjë moment më të mirë.

Emra si Vedat Muriqi, Milot Rashica por së fundmi edhe Edon Zhegrova, kanë shkëlqyer në repartin e sulmit, me Amir Rrahmanin që ka rrëmbyer vëmendje në Itali për paraqitje fantastike me Veronën në ndeshjen kundër Brescias.

Në barazimin 2-2 të Werderit me Freiburgun javën e kaluar, Rashica shënoi golin e parë në minutën e nëntë duke nënvizuar edhe më shumë formën jetësore nëpër të cilën po kalon dhe, në mungesë të Arbër Zenelit, e gjithë vëmendja do të jetë tek ai në krah.

E kur flasim për krahë, mos u habitni nëse e shihni startues Zhegrovën, në njërën ose dy ndeshjet e Kosovës, si startues në anën e djathtë pasi ai ka impresionuar së fundmi me Baselin, derisa mbrëmë debutoi nga minuta e parë për zvicëranët në Evropë kundër Getafes.

Ndoshta pika më e dobët mund të jetë Valon Berisha, i cili asesi nuk po rehatohet te Lazio dhe mbrëmë e shëndrroi veten në protagonist të padëshiruar për skuadrën e tij pasi bëri një gabim që rezultoi me gol të kundërshtarit në minutën e 90-të. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: