Çeku: Nuk kam asnjë familjarë të punësuar në konsullatë

Çeku: Nuk kam asnjë familjarë të punësuar në konsullatë
Ish -zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se asnjë familjarë i tij nuk punon në shërbim diplomatik. Çeku ka thënë përmes telefonit për Ekonomia Online se asnjë  familjar i tij  nuk punon në konsullatën në SHBA.

Çeku  tha  se nuk ka njohuri se për kënd bëhet fjalë, derisa thotë se nuk ka asnjë familjarë në diplomaci.

Ish-kryeministri potencoi se ka të punësuar vetëm motrën në Ministrinë e Punëve të Jashtme,  por jo në diplomaci.

“Nuk kam asnjë familjarë të punësuar si konsull në SHBA. Kam të punësuar vetëm motrën,  e cila punon në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jo në diplomaci. Nuk kam njohuri se për kënd bëhet fjalë”,  tha ai.

Shpërndaje në: