Çelaj: Stenta pa nevojë është tentim vrasje

Çelaj: Stenta pa nevojë është tentim vrasje

Vendosja e stentave pa nevojë konsiderohet si tentim vrasje. Kështu ka thënë në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, mjeku shqiptar i cili sot vepron në Neë York, Sulejman Çelaj duke e komentuar aferën në ministrinë e shëndetësisë ka thënë se shteti duhet të krijoj mekanizma për të verifikuar nëse stentat janë vënë me nevojë ose pa, ndryshe një veprim i tillë sipas tij, shihet si tentative për vrasje, transmeton Koha.net.

“Nëse dikujt i është bërë një stentë pa nevojë, unë e shoh si tentativë për vrasje”, ka thënë ai. Çelaj ka thënë se në vendet ku shteti ofron shërbime falas nuk ka pse të ketë nevojë edhe për sigurime private.

“Besoj se shtetet në tranzicion si Kosova e Shqipëria duhet të punojnë me ekspertë të sigurisë e mjekësisë që të gjejnë një rrugë, një dalje nga ky labirint që është futur mjekësia, ku 100% të shpenzime paguhen nga shteti dhe ku funksionojnë sigurimet private, atëherë kur ke shërbime falas pse kemi nevojë për sigurime private”, përfundoi Çelaj.

Shpërndaje në: