“Çelësi i Prishtinës” i dorëzohet grupit ‘Gjurmët’ në shenjë mirënjohje

“Çelësi i Prishtinës” i dorëzohet grupit ‘Gjurmët’ në shenjë mirënjohje

 “Çelësi i Prishtinës” i është dorëzuar grupit ‘Gjurmët’ dhe e gjithë kjo në shenjë mirënjohjeje. 

Sot, në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi “Gjurmët” do të mbajnë koncert në sallën “1 Tetori”.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 20:30 dhe si shenjë mirënjohje kryetari Shpend Ahmeti ka ndarë “Çelësin e Qytetit” për anëtarët e grupit ”Gjurmët”.

Kjo u bë e ditur nga vetë Ahmeti pas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjurmët rikthehen me koncert në Prishtinë për 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Sot bashkë me anëtarët e grupit “Gjurmët” prezentuam detajet e koncertit që do të mbahet sonte në sallën “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30 me moton “20 vjet në 20 këngë”. Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur nga Kosova e Shqipëria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuçi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik për një mbrëmje “kur kanga dhe dashnia u kthyen në qyetet”! “Nëse ka një bend i qytetit që përfaqëson Prishtinën në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, pa dyshim që janë “Gjurmët”. Prandaj gëzohem se kjo po ndodhë në kohën kur unë jam Kryetar, edhe që po e prezentoj “Çelësin e Prishtinës” edhe që po organizohet koncerti i rikthimit të “Gjurmëve” në skenën e Prishtinës.” Të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e biletave të koncertit, i dedikohen shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, ishin fjalët e Shpend Ahmetit.

Shpërndaje në: