Celina huazohet te klubi i njohur anglez

Celina huazohet te klubi i njohur anglez

Stoke City ka njoftuar transferimin e Bersant Celinës në një huazim gjashtë mujor nga skuadra franceze Dijon.

26-vjeçari kosovar bëhet nënshkrimi i dytë i klubit anglez në afatin kalimtar të janarit, pasi ai kthehet në futbollin anglez pas periudhave me Manchester City, Swansea dhe Ipswich më herët në karrierën e tij.

Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpaşa, ku bëri 18 paraqitje në Superligë.

Shpërndaje në: