Çelne zemrën: Deputeti i PDK-së citon Platonin antik në debatin për Krizë Energjetike

Çelne zemrën: Deputeti i PDK-së citon Platonin antik në debatin për Krizë Energjetike

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka pasur fjalë interesante në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që po mbahet për krizën energjetike.

“Platoni thotë ku është dallimi mes vendeve të civilizuara dhe atyre barbare. Ai thotë që dallimi është se vendet e civilizuara vendosin standarde,” – ka thënë deputeti i PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme për Krizën Energjetike.

Kujtojmë që Platoni, një ndër filozofët më të mëdhenj të historisë së filozofisë, ka jetuar mbi 2400 vjet më parë, raporton Periskopi.

Më tej, z. Berisha i ka kërkuar Qeverisë që të hapë “zemrën” me ta, dhe se ata nuk janë “armiq” por vetëm kundërshtarë politikë.

Po ashtu, deptueti i PDK-së ka kritikuar Kurtin për refuzimin e projektit të gazit amerikan.

“Refuzuam projektin e gazit amerikan dhe po ngrohemi me qebe kineze,” – tha z. Berisha më tej.

Shpërndaje në: