Ceremonia e varrimit te Mbretëreshës – kaq kushtoi i gjithë organizimi me 2 mijë të ftuar

Ceremonia e varrimit te Mbretëreshës – kaq kushtoi i gjithë organizimi me 2 mijë të ftuar

Britania e Madhe dhe bota i dhanë dje lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja më jetëgjatë britanike u përcoll në një ceremoni shtetërore të jashtëzakonshme, që nuk ishte zhvilluar në dekada.

Sipas të dhënave mendohet se funerali është ndjekur në televizione nga 4.1 miliardë njerëz në mbarë botën. Vetëm ky fakt mjafton për të vërtetuar se Elizabeth ka hyrë në histori si figura më ikonike për versionin modern të monarkisë pas 96 vitesh jetë dhe 70 në fron.

Kostoja e ceremonisë, me 2,000 të ftuar zyrtarë, vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë, duke përfshirë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota, si dhe anëtarë të aristokracisë tradicionale, mbretërve.

Për të ruajtur sigurinë ishin në rrugët e Londrës 10,000 policë. mdërsa qindra mijëra njerëz të zakonshëm mbajtën radhën për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës që udhëhoqi vendin për 70 vite.

Shpërndaje në: