CERN-i që zbuloi grimcën e Zotit, tash zbulon një grimcë ekzotike krejt të panjohur

Periskopi.com Tech & Auto

Një lloj tjetër i grimcës që nuk është parë kurrë më herët është gjetur nga CERN-i.

Një projekt i CERN-it zbuloi një grimcë katër-kuarkëshe, në një zbulim që mund të ndihmojë në gjetjen e informacioneve të rëndësishme mbi vetë ndërtimin e krejt materies.

Kuarket formohen së bashku në një kompzitë grimcash të njohur si hadrone, e të cilat përfshijnë protone dhe neutrone. Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi i ri do të tregojë se si këto kuarke u bënë bashkë për të formuar ato kompozita, që formuan materien që na rrethon, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Kuarket zakonisht kombinohen bashkë në grupe nga dy ose nga tri kur formojnë hadronet. Shkencëtarët tash e një kohë të gjatë kanë parashikuar se mund të ketë hadrone të formuara nga katër apo pesë kuarke, dhe eksperimentet në vitet e fundit i kanë lejuar ata që t’i gjejnë ato.

Por, shembujt e kaluar ishin të gjitha të bëra nga koleksione specifike kuarkesh, dhe të gjitha të një lloji.

“Grimcat e bëra nga katër kuarqke janë tashmë ekzotike, dhe ajo që kemi zbuluar është e para e bërë nga katër kuarke të rënda të të njëjtit lloj,” – tha Giovanni Passaleva.

Shkencëtarët tash do të kenë mundësi që të përdorin këtë grimcë tepër të pazakontë për të testuar teoritë më të gjera se si kuarket kombinohen, që në shkallën më të vogël, për të krijuar gjithçka që na rrethon, tha Chris Parkes nga Universiteti i Manchesterit. /Periskopi

Shpërndaje në: