Çernobili: Fotografitë që shfaqin shkatërrimin e madh dhe ringjalljen e natyrës (Foto)

Çernobili: Fotografitë që shfaqin shkatërrimin e madh dhe ringjalljen e natyrës (Foto)

Kur fotografi David McMillan e vizitoi së pari qytetin e Pripyatit më 1994, nuk priste që lëvizja e tij të kufizohej. Veç tetë vjet më parë, një reaktor në afërsi të Chernobylit kishte eksploduar, duke detyruar gjithë banorët të evakuoheshin dhe të dërgonin mbetje radioaktive në mbarë Evropën, përkthen Periskopi.

Pripyati, qytet në Ukrainë, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik në kohën e katastrofës së prillit 1986. I ndërtuar vetëm një dekadë më parë për punëtorët e impiantit nuklear, qyteti dikur strehonte 30 mijë banorë.

“Duhet të ketë qenë shumë bukur,” tha McMillan. “Konsiderohej, në atë kohë, të ishte një prej qyteteve më të mira në Bashkimin Sovjetik”. Kishte shumë shkolla dhe spitale, shumë vende të sportit e kulturës.”

Pas tërheqjes së njerëzve në Pripyat është rikthyer natyra. Pamjet në foto tregojnë bar e pemë që lulëzojnë në struktura të krijuara nga njeriu. /Periskopi

 

Shpërndaje në: