Ç’është ky ngërç ekonomik, nënë? Milioneri Kelmendi sjell rrëfenjëzën prekëse për grevën në arsim

Ç’është ky ngërç ekonomik, nënë? Milioneri Kelmendi sjell rrëfenjëzën prekëse për grevën në arsim

Afaristi kosovar, milioneri Ramiz Kelmendi, përmes një rrëfenjëze prekëse, ka sqaruar se çka po ndodh me grevën në arsim:

Ja tregimi më poshtë:

Disa fjali ne lidhje me filimin e vitit te ri shkollor 2022/2023

Çuni i cili pasi mbushi vitet për të filluar klasën e parë dhe sheh që mësimi nuk po fillon e pyet nënën;

Çuni: Nënë e dashur, përse nuk fillon mësimi?

Nëna: Ka hasur në ngërç ekonomik çuni im.

Çuni: Ç’është ky ngërç ekonomik, nënë?

Nëna: Qeveria po ofro 50 euro ngritje pagë prkohësisht, mësuesit në anën tjetër po kërkojnë 100 euro të përhershme.

Çuni: Nënë, a nuk kanë ndonjë mesatare këta?

Nëna: Duhet të kenë, sepse mesatarja ka zgjedhur shumë mosmarrëveshje.

Duke e parë këtë dramë, nevoja e çunit dhe tëe tjerëve që të shkojnë në shkollë është e domosdoshme, por, duke parë se edhe kostoja jetësore e mësuesit është rrite, mendoj se te dy palët me kërkesa të drejta, të arsyetuara, duhet të gjejnë një mesatare në mes të 50 eurove të përkohshme dhe 100 eurove të përhershme. Një mes i artë prej 85.oo eurosh duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera.

Dua të besoj që edhe kjo kërkesë është e arsyeshme. Duhet që mësuesi, arsimtari, profesori dhe të tjerë kërkues, të jenë të përkushtuar për mësim, edukim, avansim si personal ashtu edhe professional në mënyrë që të jenë në hap me kohnë. Nuk duhet pritur që mësuesi dhe të tjerët të kenë edhe punë dytësore për mbijetesë e pastaj kjo të ndikoj edhe në kualitetin jetësorë të mësuesit dhe kualitetin e dijes arsimore që e ndanë.

Veproni!

RK

 

Shpërndaje në: