Çështje të pazgjidhura – Pjesa IV
Këto pyetje janë përmbledhur nga Kallxo.com.
Periskopi i risjellë ato sërish.
Po me anëtarin tjetër të Këshillit Drejtues të UP, Beqir Sadikaj, i cili ishte shpallur fajtor për plagjiat, por tash vendos se kush me qenë rektor i UP?
E me dekanin e fakultetit filozofik të UP, Bujar Dugolli të cilit iu njoh si punim shkencor një shkrim në revistë të Deçanit dhe me atë punim u avancua në karrierë?
Çka u bë me hetimet për ish-ministrin Fehmi Mujota, i cili i dha tender vëllait të gruas së tij, si dhe nënshkroi marrëveshje monopolizuese për certifikimin e veturave që përdorin gaz?
A filloi hetim ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe deputetes Margarita Kadriu e cila pas votës për Presidentin mori licencën për terminal doganor?
Po me pretendimet e Behxhet Pacollit se iu kërkuan para nga persona të politikës dhe Agjencisë së Privatizimit në procesin e blerjes së Hotelit Grand?



