Çfarë asyetimi jep Haki Abazi: Asnjëri nga të emëruarit nëpër borde s’e mban mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca

Çfarë asyetimi jep Haki Abazi: Asnjëri nga të emëruarit nëpër borde s’e mban mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca

Zv/kryeministri në detyrë, Haki Abazi sonte në Debat Plus ka arsyetuar emërimin e njerëzve të VV’së nëpër borde të ndërmarrjeve të rëndësishme në vend, transmeton Periskopi.

Ai thotë së asnjëri prej tyre nuk mban mbiemrat e dikujt prej zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

‘’Nëpër borde janë zgjedhur sipas performancës. Nëse njëri nga tabën nënshkrimin e tërheqjes së financave, atëherë do të mund të thonim si në të kaluarën. Nuk do të thotë që ata duhet të jenë kujdestarë. Këta janë njerëz ekspertë që kanë përvojë të madhe. Duam ta ndërprejmë vjedhjen dhe gjakderdhjen dhe ti mbrojmë këto ndërmarrje publike’’

‘’Nëse ndonjër anëtar do të bëjë keqpërdorim, unë i pari do të them që duhet të dënohet për veprën që e bën. Asnjëri nuk e ka mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: