Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026. (Hotel Emerald, në Prishtinë, ora 08:30 deri 14:00)

Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes të 14 vjeçarit Rijad Hyseni në Kodrën e Trimave, afër shkollës fillore “HILMI RAKOVICA”, (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 8:45)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mban konferencën me temë “Bashkëpunimi ndërkomunal në mes Republikës së Kosovës dhe IOËA-s”. (Hotel “Emerald”, ora 09:15)

Zyra e kryeministrit në bashkëpunim me organizatën “Thuaj diçka”, bëjnë prezantimin e mekanizmave online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore dhe mësimi i gjuhës për të punësuarit në administratën publike. (Restaurant  Collection në Prishtinë, Kroi i bardhë, Shefqet Shkupi, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj. (Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, raportin vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Kuvendi, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton projektligjin për ratifikimin e traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

EULEX-i do ta prezantojë raportin monitorues “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, ku pritet të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, Lars-Gunnar Ëigemark, shef i EULEX, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë dhe të tjerë. (Hotel Sëiss Diamond, ora 13:15)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Komunën e Drenasit. (Objekti i Komunës së Drenasit, ora 14:30)

Skuadra Gjilani do të zhvendoset në Prishtinë për t’i kryer përgatitjet e fundit para nisjes së ciklit eleminator në UEFA Conference Leagu. Ata mbajnë konferencë për media, ku do të flasin Zekirija Ramadani, kryetrajner; Albert Dabiqaj, futbollist. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 18.00)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar, ish ushtarit të UÇK-së dhe ish-gazetarit, Blerim Zhabari. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 18:00)

Shpërndaje në: