Çfarë e shqetësonte ambasadorin rus përpara vdekjes?

Çfarë e shqetësonte ambasadorin rus përpara vdekjes?

“Ai u vra në krye të detyrës”, tha Presidenti Vladimir Putin në një deklaratë për vrasjen e ambasadorit, duke thënë se ai e njihte personalisht Karlov.

Presidenti vlerësoi gjithashtu profesionalizmin e Karlov, duke thënë se ai “ishte një diplomat i shkëlqyer, i respektuar gjerësisht në vendin ku punonte dhe se kishte munduar për të mirën e  qeverisë turke dhe grupeve të tjera politike në këtë vend”.

Por kolegët deklaruar se në telefonat e fundit ai shprehej shume i  shqetësuar për sigurinë  e tij, shkruan “RT”.

Ambasadori ynë në Turqi ka qenë më shumë i shqetësuar me sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe rusëve të tjerë në ambasadë-  tha kolegu dhe miku i tij, Aleksandr Lukashevich, i cili është përfaqësuesi i Rusisë në OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

“Ka pasur shumë raste që ishte i shqetësuar kur flisnim në telefon,” tha ai për kanalin rus “TV Rossiya-24”, dhe shtoi se diplomati “ishte veçanërisht i shqetësuar për sigurinë e qytetarëve rusë, në Turqi“.

“Duke njoftuar vdekjen e kreut të misionit diplomatik rus në Turqi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se vrasja Karlov ishte “një akt terrorist”, duke shtuar se vetë ambasadori “kishte bërë shumë për të luftuar terrorizmin.”

“Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, tha ajo, duke shtuar se Moska do të sigurohet qe ata që janë pas vrasjes, të dënohen.

Shpërndaje në: