Çfarë efekti pritet të ketë mobilizimi i deklaruar nga Rusia

Çfarë efekti pritet të ketë mobilizimi i deklaruar nga Rusia

Nevojiten muaj të tërë për të mobilizuar, pajisur dhe organizuar forca të reja luftarake, edhe nëse këto forca që janë ftuar kanë përvojë ushtarake, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Derisa Rusia nuk dërgon forca të reja në fushën e betejës të papërgatitura, ato nuk do të përfshihen në luftime deri në pranverën e ardhshme.

Dhe marrë parasysh humbjet e mëdha meteriale të Rusisë, Moska mund të ketë të vështirë që këto njësi t’i pajisë me mjete të nevojshme për të luftuar në mënyrë të suksesshme.

Duke përdorur pajisje të sofistikuara të perëndimit, ushtria ukrainase ka arritur suksese të jashtëzakonshme ndaj makinerëse okupuese të Rusisë, duke shkatërruar depo të armatimit, poste komanduese dhe baza prapa linjave të frontit.

Është bërë shumë e vështirë për Kremlinin që të organizohet dhe të pajisë forcat që janë të përfshira në luftime, lëre më forcat e reja.

Dhe, çfarë të thuhet për forcat që tashmë janë duke shërbyer në Ukrainë? Morali i tyre mendohet se veçse është i ulët.

Tani disa prej këtyre trupave po mësojnë se kontratat janë duke u zgjatur, njësoj si perspektiva për një dimër të vështirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: