Çfarë është BRICS – dhe rendi i ri botëror që ai propozon?

Çfarë është BRICS – dhe rendi i ri botëror që ai propozon?

Duke filluar nga NATO, BE-ja, OKB-ja apo edhe G7-ta, janë të gjitha blloqe, divizione apo aleanca të ndryshme që kanë vizatur prej kohësh peizazhin tonë gjeopolitik.

Por, kohët e fundit, vëmendja po kërkon të fokusohet gjithnjë e më tepër tek BRICS.

BRICS është një akronim që përfaqëson bllokun e përbërë nga 5 prej ekonomive që shpesh referohen si superfuqi të ardhshme: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Javën e shkuar, liderat e BRICS-it u mblodhën për një samit virtual – nga ku secili shprehën propozimet e tyre.

Secili me një agjendë të tijën.

India ishte e fokusuar në interesat e përbashkëta ekonomike.

Rusia në anashkalimin e sanksioneve perëndimore.

Por Kina kishte atë më ambiciozen.

Kina tashmë dëshiron të kultivojë BRICS-in si një rival kryesor të Perëndimit – një forum për t’u përballuar kokë më kokë me Shtetet e Bashkuara.

Për ta bërë këtë, sigurisht atyre iu duhet një koalicion shumë më i madh se vetëm 5 shtete.

Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse propozimi më i rëndësishëm i Kinës ishte që ky bllok tanimë duhet të nisë të pranojë sa më shumë anëtarë.

Dhe 2 vende kanë aplikuar që tani dhe presin anëtarësimin.

Ato janë Irani dhe Argjentina.

Teknikisht të dyja i përshtaten profilit  – ato janë ekonomi në zhvillim, janë të pasura në burime natyrore dhe nuk i ‘nënshtrohen’ sistemit perëndimor.

Mbi të gjitha ama, BRICS po kërkon të kundërshtojë G7-ën dhe G20-ën. Në thelb, ata duan një rend të ri ekonomik botëror.

Në teori nuk tingëllon si diçka që nuk mund të realizohet. Një aleancë e re ekonomike mes disa shteteve me pikëpamje të përbashkëta.

Por në terma më praktikë, si do të dukej ky rend i ri botëror në momentin që kjo aleancë ngre krye mbi superfuqitë aktuale – ato perëndimore?

Shanset janë, me shumë siguri, ky rend do të jetë shumë i ngjashëm me atë që sot ndodh në Kinë.

Dhe sigurisht askujt nuk do t’i pëlqente kjo.

Arsyeja pse Kina është udhëheqësi kryesor në këtë aleancë, është pikërisht fuqia e saj ekonomike.

Së bashku, PBB-ja totale e BRICS është pothuajse $27.5 trilion dollarë dhe Kina kontribuon në pothuajse 70% të këtij numri.

India – 13%, Rusia dhe Brazili 7% secila dhe Afrika e Jugut 3%.

Dhe në këtë pikë, duket e qartë se lista nuk do të ndalet vetëm tek këta të pestë, e as tek dy hyrjet e reja.

Sipas Kinës, ka një listë të gjatë anëtarësh potencial si: Egjipti, Turqia, Indonezia, Kazakistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Senegali, Tajlanda.

Disa prej tyre janë aleatët kryesorë të SHBA-së dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Kinës i intereson që ata t’i bashkohen BRICS-it.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm rreth BRICS-it, është fakti se ata po krijojnë një monedhë të re krejt te tyren.

Një ide e ngjashme kjo me propozimin e shumë viteve më parë të ish-liderit libian Muahamar Gadafi i cili propozoi krijimin e një monedhe afrikane gjë e cila nuk u realizua kurrë.

Nëse kjo funksionon, 20 vite më vonë, do të shihnim një botë ku nga njëra anë do të kishim sisemet me ndikim perëndimor të udhëhequra nga valutat dollar-euro. Dhe nga ana tjetër, do të kishim rublën e Kinës apo Juanin rus, apo çfarëdo do të jetë kombinimi që ata do të zgjedhin.

Sigurisht, askush nuk e di nëse deri atëherë, çdo valutë do të jetë kthyer ose jo në një format digjital, apo nëse Bitcoin do vazhdojë të ekzistojë si një entitet i veçantë apo do të jetë ndaluar tërësisht.

Asgjë nuk është më e sigurt rreth të ardhmes sonë ekonomike në këtë pikë.

Diçka ama, duket se është mjaft e qartë, dhe ajo është e vërteta rreth synimeve të Kinës. Ato janë mjaftueshëm të qarta.

Pyetja është, si duhet të përgjigjet bota?

Shpërndaje në: