Çfarë është dieta Sirt me të cilën Adele u dobësua 40 kilogramë?

Çfarë është dieta Sirt me të cilën Adele u dobësua 40 kilogramë?

Fjala dietë gjithmonë ka tendencë të shoqërohet me një seri limitesh dhe detyrimesh dietike që synojnë mbërritjen e peshës ideale. Por a duhet të jetë kështu? Dieta e Sirt mund të jetë një alternativë.

Kohët e fundit ajo është bërë shumë e njohur nga këngëtarja Adele e cila, në disa foto, ka treguar formën e saj të re fizike. Por nuk është e vetmja!

Para saj, ka qenë Pippa Middleton dhe disa sportistë si boksieri Anthony Ogog, kampioni olimpik me vela Ben Ainslie ose modeli Jodie Kidd që kanë ndjekur të njëjtën dietë.

E veçanta e kësaj diete është se në vend që të përqendrohet në eleminimin, ajo fokusohet në shtimin e ushqimeve specifike që mund të stimulojnë metabolizmin dhe të sigurojnë mirëqenien e trupit nga shumë këndvështrime.

Le të përpiqemi të kuptojmë më mirë se çfarë është, si funksionon dhe çfarë efektesh ka në trup!

Dieta e Sirt lindi nga mendjet dhe përvoja e dy dietologëve britanikë, Aidan Goggins dhe Glen Matten. Ajo bazohet në veprimin e një grupi proteinash, të quajtura sirtuins. Përveç kryerjes së një aktiviteti enzimatik, ato janë në gjendje të rregullojnë dhe të ndërhyjnë në funksione të caktuara metabolike.

Me fjalë të tjera, nëse stimulohen siç duhet, këta “rregullues super metabolikë” mund të ndihmojnë trupin të djeg kaloritë e marra përmes ushqimit, duke garantuar kështu humbje më të shpejtë të peshës. Por jo vetëm: sirtuins, në të vërtetë, përveç aftësisë së tyre për të eliminuar dhjamin, ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe në jetëgjatësinë tuaj.

Cilat janë këto ushqime miqësore me këtë dietë? Me siguri, shumicën e tyre i keni në dollap në shtëpi!

Çokollatë, me të paktën 85% kakao;

Vaj ulliri ekstra i virgjër;

Kafe dhe çaj jeshil;

Majdanoz;

Piper djegës;

Radikio;

Qepë të kuqe;

Verë e kuqe;

Lakër brukseli;

Soja;

Luleshtrydhe;

Turmerik;

Arra;

Duke ju ndihmuar jo vetëm në humbjen e peshës, por edhe në kontrollin metabolik edhe të gjendjes suaj të përgjithshme fizike, kjo dietë ka rezultuar efikase për shumëkënd që e ka ndjekur, përfshirë të famshmit në botë, por edhe njerëzit e zakonshëm!

Shpërndaje në: