Çfarë është fenomeni i Hënës së Zezë?

Çfarë është fenomeni i Hënës së Zezë?

Hëna e zezë është e kundërta e Hënës Blu – një fenomen tejet i dashur për vëzhguesit e yjeve.

Hëna e Zezë u rishfaq sërish këtë të shtunë më 30 prill, mbi qiejt e Amerikës Jugore dhe Paqësorit Juglindor, ku hëna eklipsojë diellin pjesërisht.

Sipas agjencisë hapësinore NASA, rreth 64% e diskut diellor u mbulua nga hëna e zezë.

Çfarë është fenomeni i Hënës së Zezë?

Hëna e Zezë ka marrë këtë emër pasi gjatë kësaj dukurie trupi qiellor nuk përthith aspak dritë duke lejuar diskun hënor që të dali në pah.

Këtë radhë, ky fenomen i rrallë astronomik përkoi me një eklips të pjesshëm diellor.

Pamje e Hënës Blu / Foto: NASA

Sipas kalendarit hënor, çdo muaj ka përgjithësisht vetëm një hënë të plotë dhe një hënë të re.

Një hënë e dytë e plotë në një muaj quhet “Hëna Blu” ndërsa Hëna e Zezë është e kundërta e Hënës Blu, që ndodh kur në një muaj të vetëm shfaqen dy hëna të reja.

Eklipsi diellor

Eklipsi diellor ndodh kur hëna kalon mes për mes diellit dhe Tokës.

Kjo shkakton një hije në Tokë e cila redukton reflektimin e dritës së diellit në pjesë të caktuara të planetit tonë.

Këtu mund të shihni pamjet e publikuara nga Space Inc. të eklipsit të pjesshëm diellor mbi Amerikën e Jugut.

Arsyeja përse vëzhguesit e yjeve e dashurojnë Hënën e Zezë është sepse mungesa e këtij objekti të shndritshëm qiellor i bën qiejt që të jenë më të errët dhe kjo i lejon ata të shohin yjet më qartë.

Në mungesë të hënës, ata mund të shohin më lehtësisht trupa të tjerë qiellor si yjësitë, nebulat apo edhe galaktikat e ndryshme përfshi Rrugën e Qumështit.

Pamje e Hënës së Zezë/ Foto: Wiki Commons

Ç ‘ndodh pas Hënës së Zezë?

Sipas Forbes, dukuria më interesante pas Hënës së Zezë është lindja e diellit në ditët në vijim, kur gjysmëhëna e re tejet delikate nis të rishfaqet mbi horizont.

Shpërndaje në: