Çfarë është Nord Stream 2 dhe si ndikohet nga kriza Rusi-Ukrainë

Çfarë është Nord Stream 2 dhe si ndikohet nga kriza Rusi-Ukrainë

Në mes të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës presioni mbi Gjermaninë po rritet për të ndaluar projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Është një vetëm një nga sanksionet ekonomike që do të implementohet në rast të një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Ditët e fundit Berlini e ka bërë të qartë që në rast të një sulmi të gjitha mundësitë do të diskutohen, përfshirë gazsjellësin.

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz në një linjë me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock ka kërcënuar Rusinë me kosto të mëdha nëse pushton Ukrainën.

Mbështetja ka ardhur gjithashtu edhe nga SHBA, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është shprehur: Është për t’u theksuar se nga North Stream 2 ende nuk po prodhohet gaz çka do të thotë se gazsjellësi është mjet presioni për Gjermaninë, SHBA dhe aleatët tanë, jo për Rusinë.

Çfarë është Nord Stream 2?

Nord Stream 2 është një projekt që i mundëson Gjermanisë të veprojë në mënyrë të pavarur në tregun energjetik në Europë.

Edhe pse gazsjellësi mes Rusisë dhe Gjermanisë është zyrtarisht i përfunduar, ai nuk është ende funksional.

Nord Stream 2 shtrihet paralel me projektin Nord Stream 1, që është në funksion nga viti 2011 në mes të detit Baltik. Gazsjellësi shtrihet në 1,230 km dhe lidh Ust-Luga në Rusi me Greifswald në verilindje të Gjermanisë.

Ndërtimi i tij nisi në maj të 2018 dhe përfundoi në shtator 2021, 1 vit e gjysmë më vonë afatit të parashikuar.

Pronari i gazsjellësit është gjiganti rus shtetëror i gazit, Gazprom, që mori përsipër mbi gjysmën e kostos së projektit prej 9,5 miliardë eurosh.

Kostot e tjera u financuan nga një konsorcium kompanish europiane përfshirë OMB (Austri), Wintershall Dea (Gjermani), Engie (Francë), Uniper (Gjermani) dhe Shell (Mbretëria e Bashkuar).

Tubat supozohet të shpërndajnë 55 miliardë metër kub gaz çdo vit, po projekti ka ende nevojë të certifikohet nga autoritetet gjermane përpara se të nisë shpërndarja e gazit.

 

Shpërndaje në: