Çfarë është VAR? Super-teknologjia e instaluar për herë të parë në Kupën e Botës Rusi 2018
Është duke u diskutuar në gjithë botë, duke dominuar në diskutimet në stadium, në pijetoret e mbushura me njerëz dhe në miliona familje.
Dhe kjo është duke shtrirë pushtetin e saj në Moskë, i shkruar me tre shkronja VAR i përkthyer i bie Video Asistenti i Referit që ka filluar të aplikohet në turneun më të madh botëror.
Çka është në të vërtetë VAR?
Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja, ekipi VAR ndodhet në një dhomë qendrore në Moskë.
Skuadra ka tre asistentë të cilët kanë qasje në 33 kamera që ndodhen brenda stadiumit dhe 12 prej tyre kanë lëvizje super të ngadalta.
Ata gjithashtu kanë dy kamerat kryesore që monitorojnë ofsajdet e mundshme, duke paraqitur linjat e kompjuterizuara të projektuara në fushën e lojës, raportoi “CNN”, transmeton Periskopi.
Për fazën e eliminimit, një kamera me ultra-lëvizje do të instalohet pas çdo porte.
Si funksionon VAR?
Komunikimi ndërmjet referit kryesor dhe zyrtarëve që shikojnë videot mund të përfshihet përmes dy rrugëve. Nëse asistentët e VAR besojnë se referi ka bërë një gabim, ata mund ta këshillojnë atë nëpërmjet kufjeve.
Ose edhe nëse arbitri nuk është i sigurt për një vendim të caktuar mund të këshillohet me asistentët e VAR.
Ekipi VAR jo vetëm që shqyrton pamjet në ato çfarë kërkon arbitri. Ata kontrollojnë vazhdimisht gabimet e “qartë dhe të dukshme” që ndodhin prapa skenave./Periskopi/





