Me çfarë filmime po kërcënohet Edi Rama nga Saimir Tahiri?
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar që të hetohet me shpejtësi ajo që ka ndodhur me përfshirjen e Saimir Tahirit në përgjimet e grupit të trafikantëve që drejtohej prej vëllezërve Habilaj.
Sipas tij, ndërkohë që skandali sapo ka shpërthyer, ish-ministri është duke negociuar me Ramën duke e kërcënuar me disa filmime që ka ndaj tij.
“Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”, u shpreh Basha



