Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Periskopi.com Zoya

Dashi
Nuk duhet të harroni se miqtë janë njerëz, që do të thotë se dhe ata kanë momente dobësie.Pritshmëritë tuaja nuk janë në proporcion me realitetin e situatës tani.

Mund të zhgënjeheni nga premtimet e rreme të dikujt.Ju duhen mjete të reja të marketingut për të arritur suksesin profesional.

Demi
Keni dëshirë të madhe për gjetjen e bashkëpunëtorëve të rinj, për të përmbushur nevojat tuaja personale dhe profesionale.

Plutoni ju ndihmon të hiqni qafe shumë nga zakonet tuaja të dëmshme, për shëndetin.

Binjakët
Mendoni me kujdes, sepse ju presin ndryshime të mëdha në shtëpi.

Mënyra se si jeni sjellë me anëtarët e familjes nuk është aq efektive, prandaj ndryshoni metodë. Ka një ndryshim rrënjësor nga qëndrimet tuaja të mëparshme ndaj familjes, të afërmve dhe mënyrës së jetesës.
Dëshironi ndryshim të madh në jetë, por jeni gjithashtu të dyshimtë në lidhje me përfitimet e mundshme.

Gaforrja

Dini saktësisht se çfarë dëshironi të bëni, por shpërqendrimet anësore nuk do t’ju lejojnë t’i realizoni planet tuaja sot.

Ju duhet të qëndroni të përqendruar gjatë gjithë ditës, sespe përndryshe ka shumë gjasa t’ju mashtrojnë.

Luani

Keni qenë një mbështetje e shkëlqyer për miqtë në të kaluarën. Është koha të merreni me veten tuaj, sepse duke u rënduar nga problemet e miqve, keni lënë pas dore nevojat dhe dëshirat tuaja.

Mund t’i ndihmoni të tjerët, por duhet së pari të ndihmoni veten. Harrojeni, nuk mund ta shpëtoni botën. Nuk është në dorën tuaj.

Virgjëresha

Duhet të luftoni për të ardhura shtesë dhe të justifikoni kërkesën tuaj.

Edhe pse jeni duke bërë një punë të shkëlqyeshme, konkurrenca është e ashpër. Nëse i luani kartat siç duhet, mund t’i përdorni në avantazhin tuaj.

Peshorja

Nëse historia përsëritet, si do të reagonit? Mësoni nga gabimet e së kaluarës dhe veproni me mençuri.

Tentativa për të fituar epërsi është  lojë e pafundme, që kërkon gatishmëri. Kujdes, vendimet e gabuara do të rrezikojë statusin tuaj aktual.

Akrepi

Ngrini standardet në jetën dashurore, edhe nëse jeni duke përjetuar momentet sfiduese. Sekreti i tërheqjes është të rritni vetëvlerësimin tuaj.

Kështu që të tjerët do i vërejnë vlerat që keni. Mund të krijoni lidhje të reja emocionale me miqtë, përmes kontakteve tuaja në punë gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari

Kjo periudhë tregon se negociatat tuaja do të zgjerojnë rrethin tuaj të pushtetit.

Për ta bërë këtë, duhet të mësoni disa ligje delikate shpirtërore që mund t’ju japin orientime më të mira në arritjen e qëllimeve tuaja. Edukoni veten dhe shoqërohuni me njerëz që kanë përvoja dhe eksperienca më të mëdha se sa ju.

Bricjapi

Duhet t’i përmbaheni strategjive tuaja, edhe nëse dikush i vë në dyshim metodat tuaja sot.

Moderimi i mendimeve tuaja mund të jetë opsioni më i mirë nëse jeni duke kërkuar një status më të lartë në punë. Mundohuni të mos i merrni disa gjërat shumë personale.

Ujori

Merrni parasysh këtë:  ‘jeni të destinuar për arritje të mëdha financiare’. Rrjedha universale e bollëkut është e lirë.

Praktikoni artin e zemërgjerësisë.
Jini të gatshëm të ndani ato që keni pa pasur frikë nga humbja. Rrethanat aktuale tregojnë se ju keni qenë duke dyshuar madhështinë tuaj.

Peshqit

Kohët e fundit, nuk keni pasur forcën apo iniciativën që dëshironi. Ju madje mund të mos e dini me të vërtetë arsyen pse.

Megjithatë, sot jeni ‘karikuar’ me një dozë të mirë  energjie dhe po ja dilni për së mbari. Shmangni personat që përpiqen të vjedhin energjinë tuaj. Zgjidhni bashkëpunëtorët me kujdes. Kujdesuni për interesat tuaja.

Shpërndaje në: