Çfarë kuptimi kanë ëndrrat tuaja seksuale?

Periskopi.com Zoya

Endrrat e seksit janë shumë larg ëndrrave të zakonshme dhe të gjithë e dimë atë konfuzitetin e të nesërmes. Çfarë ishte ajo ëndërr që pe? Pse nuk ishte i dahsuri yt brenda saj dhe cili është kuptimi?

1. Seks me dikë shumë të pasur

Sipas ekspertëve kjo është fare e thjeshtë dhe e qartë. Ju dëshironi pasurinë. Endrrat e seksit jo vetëm që tregojnë për çfarë keni nevojë, por gjithashtu çfarë dëshironi për veten tuaj. Seksi me një njeri të pasur është një shenjë e qartë e dëshirës për t’u pasuruar, por me siguri këtë e dinit dhe pa parë ëndrrën apo jo?

2. Seks me dikë që punon për ty

Një tjetër lloj i shpeshtë ëndrrë. Ti bën seks me dikë që është “nën urdhrat” e tua. Filloni të bëni një analizë të shkurtër: çfarë pune bëjnë fiks ata? Janë krahu juaj i djathtë që di gjithçka për axhendën?

3. Seks me dikë thuajse të panjohur

A nuk është konfuzuese që të ëndërrosh për një njeri që e ke parë vetëm 5 minuta 6 muaj më parë? Nuk je vetëm! Kjo lloj ëndrre nuk do të thotë se domosdoshmërisht jeni të tërhequr pas tyre, por mund të keni patur një shkëndijë me to që s’e keni kuptuar në kohë.

4. Shokun tënd platonik

Nëse sheh në ëndërr sikur po bën seks me shokun/shoqen tënde të ngushtë edhe nëse nuk je i tërhequr fizikisht prej tyre, kujto 3 gjërat e para që ti lidh me atë njeri. Më pas shih kujto që kjo lloj ëndrre lidhet më shumë me atë që ky person përfaqëson në jetën tënde, sesa vetë njeriun.

5. Seks me dikë të famshëm

Ose mendoni se është shumë seksi dhe ke gjithë të drejtën e botës për të fantazuar seksualisht me të ose ka diçka nga arti i tij/saj që bën subkoshiencën tuaj ta mendojë.

6. Dikush totalisht i huaj për ju

Kjo ëndërr lidhet më shumë me ju. Njeriu i huaj përfaqëson një anë tuajën të cilën po përpiqeni ta njihni dhe ta përdorni në dobi të gjërave në jetë. Njeriu i panjohur përfaqëson dëshirën për t’u bërë më autoritarë në jetën e përditshme.

7. Dikë të cilin e urreni

Eshtë subkoshienca që po të kërkon të gjesh një urë komunikimi me të. Nuk është mirë të mbushesh me urrejtje rreth vetes.

8. Seks në vend publik

Ndonjëherë pjesa më interesante e ëndrrave të seksit s’është personi tjetër, por vendi ku e bëni. Nëpër ëndrra, lokacionit simbolizojnë aspekte të ndryshme të jetës si përshembull: jetën familjare, vendin e punës, atë personale apo shoqërore. Seksi në një vend publik simbolizon atë pjesë të jetës që ta njohin mirë të gjithë.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: