Çfarë maltretimi: Më shumë se 20 orë bashkëatdhetarët po presin në kufirin Serbi-Hungari

Çfarë maltretimi: Më shumë se 20 orë bashkëatdhetarët po presin në kufirin Serbi-Hungari

Numër i madh i bashkatdhetarëve të cilit ishin për festat e fundvitit në Kosovë, janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Një lexues ka dërguar edhe pamje nga pika kufitare Serbi-Hungari, ka treguar se janë duke pritur në këtë pikë më shumë se 20 orë.

Ai ka thënë se nuk e dinë arsyen e vonesës që po u bëhet për të kaluar kufirin, derisa ka kërkuar që autoritet e Kosovës të ndërmarrin masa.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Ndërkaq në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdarë ku për të dalë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 3 orë, raporton telegrafi.

Situatë pothuajse e njëjtë paraqitet edhe në pikën kufitare Jarinje ku pritjet për të dalë janë 20-30 minuta, dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku pritjet janë 35-45 minuta.

Kolona e automjeteve në Merdarë është 1500 metra.

Shpërndaje në: