Çfarë ndodhi me treshen e Juventusit të shëruar nga koronavirusi?

Çfarë ndodhi me treshen e Juventusit të shëruar nga koronavirusi?

Tre futbollistët e Juventusit, Blaise Matuidi, Daniele Rugani dhe Paulo Dybala, që janë shëruar nga koronavirusi, i janë kthyer stërvitjeve të plota dhe nuk po kanë ndonjë problem fizik, është njoftuar nga “Tuttosport”.

Hulumtimet mjekësore kishin dëshmuar se pacientët me koronavirus mund të vuajnë nga problemet kronike të sistemit respirator, pasi të infektohen me virusin.

Juventusi iu ka bërë kontrolle të detajuara gjithë lojtarëve dhe stafit. Matuidi dhe Rugani nuk kishin treguar simptome, ndërsa Dybala, që është dashur 45 ditë për t’u rikuperuar, ende është duke u kontrolluar çdo dy ditë.

Sulmuesi argjentinas është kthyer në stërvitje të plota, si pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk është duke pasur ndonjë problem fizik.

Shpërndaje në: