Çfarë parfumi i shkon aromës natyrale të trupit tuaj

Çfarë parfumi i shkon aromës natyrale të trupit tuaj

Parfumi ka qenë gjithmonë një zgjedhje tejet personale – kryesisht sepse shijet janë personale, por edhe sepse një aromë s’u qëndron dy personave njësoj.

Përveçse e kemi provuar vetë, e ka provuar edhe shkenca. Një studim i vitit 2006 nga Stirling University, zbuloi se shumë prej nesh tërhiqen nga aroma që komplimentojnë aromën natyrale të trupit.

Lisa Hipgrave, nga The International Fragrance Association, thotë: “Çdo njeri ka një aromë unike, që ne besojmë se lidhet me sistemin imunitar dhe ndikohet nga ku jetojmë dhe nga çfarë hamë. Kjo do të thotë se zgjedhja e një parfumi nuk varet vetëm nga notat e parfumit, por edhe nga mënyra si do të ndërveprojë me erën natyrale të trupit.”

Për lëkurat e yndyrshme rekomandohen parfume me nota delikate dhe frutore. Me kalimin e orëve, këto aroma intensifikohen dhe qëndrojnë më gjatë. Kërkoni për parfume me limon, dëllinjë, bergamot, vanilje, myshk dhe mente.

Për lëkurat e thata rekomandohen aroma të pasura, drunore dhe pikante pasi janë më jetëgjata se në lëkurat e yndyrshme. Kërkoni parfume me piper të kuq, kardamom dhe qimnon. Nëse anoni nga parfumet unikë, kërkoni për nota shafrani, karafili dhe nenexhiku.

Shpërndaje në: