Çfarë po ndodh? Zëdhënësi i KEDS thotë se edhe sot ka reduktime të rrymës

Çfarë po ndodh? Zëdhënësi i KEDS thotë se edhe sot ka reduktime të rrymës

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe sot  (e martë) do të ketë kufizim të energjisë elektrike, megjithëse Ministria e Ekonomisë të hënën njoftoi se është kthyer normaliteti dhe se do të ketë furnizim të rregullt.

Ai në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se të martën kufizimet kanë filluar nga ora 9:00.

“Reduktimet kanë filluar nga e hëna dhe kanë qenë minimale, edhe sot nga ora 9 kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike”, ka thënë ai të martën.

Buzhala ka thënë se arsye për reduktime është meqë furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe se nuk ka para që të blihet energji në tregjet ndërkombëtare.

“Që 1 vit e më shumë e kemi bartur krizën në supet tona. Aktualisht kufizimet parashihen të jenë 2 orë pa energji elektrike dhe 6 me energji. Alternativa e kursimit të energjisë duhet të aplikohet. Gjithashtu duhet që çmimi të reflektojë koston dhe të ketë infuzion financiar për sistemin elektroenergjetik. Dihet se ishin planifikuar të jepen 90 milionë euro, porse ato para nuk janë dhënë asnjëherë dhe kjo e ka zhytur në kolaps sistemin elektroenergjetik”, ka thënë ai./koha/

 

Shpërndaje në: