Çfarë të mirash i sjell organizmit ngrënia e një grushti me fara luledielli

Çfarë të mirash i sjell organizmit ngrënia e një grushti me fara luledielli

Të vogla në madhësi, por të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë të shëndetshme

Farat e lulediellit përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët.

Përfitimet për organizimin

Fara janë burim i mirë i vitaminave dhe yndyrave të shëndetshme. Ato ndihmojnë për të luftuar plakjen dhe për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Farat e lulediellit janë në gjendje të reduktojnë oreksin.

Farat e lulediellit përmbajnë deri në 1/4 e proteinave ushqyese, për të cilat kanë nevojë organizmi.

Përveç këtyre ato përmban lipide, karbohidrate, vitaminat dhe minerale të cilat janë po aq të nevojshme.

Edhe kur piqen farat e lulediellit ruajnë në brendësi disa minerale të caktuara (jod, hekur, magnez) të nevojshme për funksionimin e qëndrueshëm të zemrës, enëve të gjakut dhe pastrimit të toksinave.

Gjatë dimrit duke ngrënë një herë në javë një grusht me fara luledielli të pjekura, ju merrni një sasi të mirë me vitamina dhe minerale.

Për shkak të përmbajtjes së tyre me vitaminë B6 dhe acidit folik, farat janë të dobishme gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe çrregullimeve të humorit.

Ato janë gjithashtu një qetësues i shkëlqyer dhe një antidepresant, shkruan Class. Përveç kësaj, procesi i ngrënies së farave të lulediellit mund të zëvendësojë cigaren.

Nga ana tjetër, farat mund të forcojnë thonjtë e flokët.

Ekstraktet dhe pjesë të farave të lulediellit janë përdorur në kozmetikë, të tilla si maska, skrub dhe kremra ushqyese për trupin dhe flokët.

Shpërndaje në: