Çfarë u ndodh burrave që heqin dorë nga masturbimi

Çfarë u ndodh burrave që heqin dorë nga masturbimi

Një burrë i cili hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë, tha se fitoi “superfuqi” duke mos masturbuar për kaq kohë.

Ai është një nga 200,000 burrat të cilët iu bashkuan komunitetit online “NoFap”, anëtarët e së cilit betohen se nuk do të vetë-kënaqen (nuk do të masturbojnë).

Anëtarët e komunitetit Reddit nuk shikojnë pornografi dhe nuk masturbojnë për periudha të ndryshme të kohës.

Disa e kanë parë këtë si një test të shpejtë për të përmirësuar vetë-kontrollin, përderisa të tjerët e kanë parë këtë si një përpjekje për ta trajtuar varësinë ndaj pornos, varësi kjo që kishte ndikuar që ata të mos nxiteshin nga seksi në jetën e vërtetë.

Në një postim, përdoruesi me emrin Brohit shkroi se hoqi dorë nga masturbimi dy vite e gjysmë më parë, dhe pa se mendja e tij ishte bërë më e pastër dhe se ishte “në paqe me veten më shpesh”.

Ai tha se fitoi “superfuqi”, duke përfshirë një rritje të vetëbesimit, fokus më të mirë dhe rritje të energjisë.

 

Shpërndaje në: