Challandes: Do të flas zëshëm dhe ashpër me skuadrën sonte

Challandes: Do të flas zëshëm dhe ashpër me skuadrën sonte

Bernard Challandes ka paralajmuar një bisedë të ashpër me Kombëtaren e Kosovës sot, para ndeshjeve të shtatorit.

Tekniku zvicëran ka thënë se është koha të reflektohet dhe të rikthehet mentaliteti i fituesit, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ presin fillimisht Gjeorgjinë më 2 shtator dhe Challandes qartazi kërkon reagim.

”Është koha kur ne duhet të japim një reagim dhe të krijojmë një skuadër me mentalitet fituesi, siç ka qenë më herët,” ka thënë fillimisht ai.

”Nuk është taktike, nuk është fizike, nuk është teknike. Është vetëm te mentaliteti. Nëse Kosova nuk ndryshon tash mentalitetin, kjo nënkupton se do të kemi problemi dhe menjëherë në ndeshjet tjera.

”Do të flas menjëherë zëshëm dhe ashpër me skuadrën sot në lidhje me këtë.

”Tash unë jam trajner i Kosovës. Dhe nuk mendoj tash për Katar. Nuk mendoj për rezultate për kualifikim në Katar. Dua të bëj lojë të mirë, të luajë, të kemi progres.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: