Challandes e komenton situatën e penalltisë, thotë se Suedia meritoi fitoren

Challandes e komenton situatën e penalltisë, thotë se Suedia meritoi fitoren

Selektori i Kosovës është shprehur i mllefosur me situatën e krijuar nga VAR në ndeshjen Suedi – Kosovë.

Kosova pësoi 3:0 në një ndeshje ku shifrat u hapën pas një goli nga penalltia, përcjell Periskopi. Kjo penallti ishte qesharake sipas Challandes.

Por, selektori beson se Suedia meritoi fitoren ndaj Kosovës.

“Nuk është ndjeshje e njejtë sikurse në Prishtinë. Mendo që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faul në Haderxhonaj”, tha ai.

“Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, shtoi tutje Challandes. /Periskopi/

Shpërndaje në: