Challandes e konfirmon lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë para ndeshjes me Gjibraltarin
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes sot në konferencë për shtyp e ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të luajë nesër në miqësoren kundër Gjibraltarit.
Sigurisht se është lajm zhgënjyes për të gjithë fansat, por është definitivisht vendimi i duhur, pasi ai po ruhet për ndeshjen kompetitive kundër Malit të Zi, e cila zhvillohet katër ditë më vonë, raporton Periskopi.
“Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Malin e Zi, por nuk do të rrezikojmë nesër. Vedat Muriqi ka probleme me gripin ndërsa sot do të ushtrojë normal Herolind Shalën gjithashtu është gati”, theksoi Challandes.”, ka deklaruar Challandes.
“Dardanët” ndeshen me Gjibraltarin nesër me fillim nga ora 18:00. /Periskopi.com/