Challandes i thotë në sy presidentit Ademi: Nuk jam i lumtur që më shkarkove

Challandes i thotë në sy presidentit Ademi: Nuk jam i lumtur që më shkarkove

Bernard Challandes është treguar jashtëzakonisht i sinqertë në konferencën për shtyp të FFK-së, ku u konfirmua shkarkimi i tij.

Pasi mori fjalën zvicërani, u shpreh:

”Nuk jam i lumtur me vendimin e Agim Ademit për të më shkarkuar por gjithashtu them ‘faleminderit’ për mbështetjen dhe punën e Federatës.

”Ishte për mua mundësi e mirë për të punuar me këtë Federatë dhe Federata ka bërë punë të mirë me mua, dhe duhet të them se nuk jam falënderues për sot por për gjithë eksperiencën që kemi pasur deri sot.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: